Një shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta në aeroportin Malpensa të Milanos. Viktima është një 44-vjecar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari ka humbur vetëdijen ndërsa ecte në aeroport me gruan duke bërtitur me të madhe dhe duke u zhveshur.
Pas neutralizimit nga policia shqiptari ka rënë përtokë duke humbur ndjenjat. Ai u transportua për në spital ku edhe ndërroi jetë.
Ekspertiza-mjekoligjore pritet të përcaktojë shkaqet e vdekjes së të ndjerit. /b.d