Kohët e fundit, në spitalin e fëmijëve në Boston, mjekët kanë zhvilluar disa teste të cilat kanë konsistuar në analizimin e aktivitetit të trurit tek bebet me moshë 9-mujore, fëmijë të cilët konsideroheshin prej tyre si “faktorë rreziku” duke qënë se në familjen e tyre ka qënë një tjetër fëmijë autik (vëlla/motër).
Ky studim ka pasur si qëllim zbulimin e shenjave të hershme të autizmit, gjë e cila ka një rëndësi të madhe për të trajtuar simptomat. Ky studim ende nuk ka nxjerrë një pasqyrë të përfundimtare të rezultateve, e megjithatë mjekët shprehen se prindërit duhet të tregojnë kujdes ndaj disa tipareve të fëmijës duke filluar që në moshë të hershme.
Shenjat e hershme të autizmit
• Fëmija nga mosha 2-3 mujore nuk bën kontakt të drejtpërdrejtë dhe të shpeshtë me sy.
• Nga muaji i 3-të fëmija nuk ju qesh
.• Nga muaji i 8-të nuk e ndjek shikimin tuaj kur nuk jeni duke parë atë.
• Nga muaji i 9-të nuk belbëzon
.• Nga viti i parë i jetës nuk kthehet drejt jush në momentin që e thërrisni në emër. Nuk përshëndet me dorë “mirupafshim”.
• Nga muaji i 14-të nuk tregon interes ndaj gjërave
• Nga muaji i 18-të ai nuk luan.Sigurisht që çdo fëmijë është i ndryshëm, dhe për pasojë do të ketë zhvillim të ndryshëm, megjithatë nëse fëmija shfaq disa nga këto simptoma duhet të flisni me mjekun e tij. /b.d