U duk se tonet u ulën ndjeshëm mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socilaiste për Integrim pas shkarkimit të Ylli Manjanit, por sulmet nuk po ndalen nga ana e forcës së dytë të koalicionit qeverisës në drejtim të Ministrit të Brendshëm dhe Policisë.
Teksa nuk i ka kursyer akuzat në mediat vendase, Vangjel Tavo ka përsëritur të njëjtat akuza edhe në një televizion grek.
Ai deklaroi se policia nuk po merret me grabitjet, bastisjet e banesave në zonat minoritare në Gjirokastër. Madje sipas Tavos në disa raste “policia bashkëpunon me trafikantët”.
“Policia të mos mbështesë kriminelët, por të merret me problemet e njerëzve, me grabitjet, bastisjet, me vjedhjet. Mbjellja e kanabisit këtu është kthyer në një fenomen dhe në shumë raste policia ka lidhje me personat që kultivojnë kanabis”- ka thënë Tavo për “TV Star”./a.m.