Një lokal është përfshirë nga flakët e zjarrit në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkurë në lagjen “18 shtatori” dhe nga zjarri ka dëme të mëdha materiale, por jo të lënduar. Dyshohet se shkak i zjarri ka qenë një masë elektrike në aparaturat e lokalit. Mësohet se lokali ishte në emër të familjes Shehu. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë neutralizuar flakët.
ma.me