Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili nuk i ka dhënë mbështetje paraardhësit të tij, Ylli Manjanit, për qëndrimet që ky i fundit ka mbajtur për shumë çështje kur ishte pjesë e Qeverisë.
I pyetur në “Opinion” nëse qëndrimet e Manjanit kanë qenë edhe qëndrime të LSI-së, Vasili ka devijuar duke thënë se qëndrimet e kësaj partie janë mbajtur gjithnjë nga ai vet si kryetar i grupit parlamentar dhe Ilir Meta si kryetar i LSI-së.
“LSI ka një mënyrë sjellje shumë të qartë. Qëndrimet politke nuk i lë të dyzuara dhe ato janë mbajtur nga Meta, unë dhe zyrtarë të tjerë”, tha Vasili.
Ai ka mohuar që LSI të ketë kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për të hequr nga qeveria Ylli Manjanin.