Zëvendëskryeministri Niko Peleshi e ka cilësuar si të zakonshme mbledhjen e kryesisë së PS pasditen e së martës.
Duke folur pas takimit në selinë rozë, Peleshi tha se partia e tij ka vetëm një qasje në koalicion.
“Ne kemi vetëm qasje politike dhe jo taktike. Le ta dëgjojnë partitë aleate se strategjia jonë në realizimin e reformave nuk na lë kohë për taktika” – tha Peleshi referuar marrëdhënieve të fundit politike mes PS dhe LSI.
Sipas tij, PS i mirëkupton taktikat e partive aleate, por reformat janë më të rëndësishme. Ai tha se takimet e kryesisë do të jenë të shpeshta jo për shkak të marrëdhënieve brenda koalicionit, por sepse PS është vetëm pak muaj para zgjedhjeve.
I pyetur sesi i komenton akuzat e Ylli Manjanint të një dite më parë, Niko Peleshi tha se ato vetëm sa justifikuan shkarkmin e ish-ministrit të Drejtësisë.
“Deklaratat vetëm sa shpjëguan arsyet se pse shkarkimi ishte i drejtë” – tha Pelesh. /b.d