E tërë historia e këtij tregimi të bukur nisi në verën e vitit 2011, në Hoi An të Vietnamit, kur fotografi francez Rehahn, qëndroi si turist në këtë vend dhe takoi Bui Thi Xong, një grua vietnameze 74-vjeçe.
Kjo grua e vjetër, as në ëndrrat më të bukura nuk do të mund të imagjinonte se shumë shpejt ajo do të bëhej figura ikonike e Vietnamit – dhe atë, vetëm për shkak të një portreti të saj, të cilin e kishte realizuar fotografi francez.
Gruaja me varkën e saj të vjetër i kishte ofruar transport fotografit francez, ndërsa kur ai kishte tentuar të fotografonte atë – reflekset e një gruaje të turpshme kishin bërë që ajo të mbulonte fytyrën me duar.
Kështu dhe lindi kjo fotografie famshme, me të cilën Rehahn ilustroi librin e tij, “Vietnami, mozaiku i kontrasteve”, sepse dëshironte të prezantonte kënaqësinë e jetës në këtë vend, përkundër moshës së vjetër dhe varfërisë.
Fotografi francez, i cili tash jeton në Vietnam, i kishte premtuar zonjës së vjetër që, nëse libri i tij do të kishte sukses, ai do t’i blinte asaj një varkë të re, sepse varka e vjetër që ajo kishte i frikësonte turistët.
Pas 6 muajsh, libri pati sukses të madh. Bota njohu bukurinë e fshehur prapa fotografisë, ndërsa zonja Xong u ftua në shumë programme televizive dhe shumë shpejt u shndërrua në femrën më të popullarizuar të vendit.
Tash ajo ka varkën e re, që ia bleu Rehahn, e cila i siguron më shumë turistë, e njëkohësisht, dhe më shumë të ardhura.
Ditë më parë ndërkaq, ne ua kemi prezantuar një foto-galeri nga libri, “Vietnami, mozaiku i kontrasteve”, të realizuar nga Rehahn, shkrim të cilin mund ta gjeni në këtë link: Vietnami, mozaiku i kontrasteve mjedisore. /NGJYRA.COM/