Ylli Manjani ka reaguar pas ironisë së deputetit socilaist Piro Lutaj mbi deklaratat e Manjanit që lëshoi akuza të rënda ndaj kryeministrit dhe ministrit Tahiri.
“Qeveria nuk përgjigjet për akuzat, pasi pret që Manjani të vizitohet”, deklaroi në Komisionin e Ligjeve Piro Lutaj pasi përfaqësuesit e opozitës deklaruan se nuk ka reagim pasi deklaratat e Manjanit janë të vërteta.
Ndërkohë, Manjani ka reaguar në facebook pas kësaj deklarate të Lutajt.
Postimi i Manjanit
Përshëndetje,
Po lexoj në një portal që, një deputet koti i Komisionit të Ligjeve kërkon analizat e mia mjekësore..!
I sugjeroj deputetit rilindas të kërkojë analizat e Kryetarit të vet!
Nëse nuk ja jep i sugjeroj ta kerkojë në memorien e shtypit shqipëtar. Ja ka botuar Gazeta Tema kohë më parë.