• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Meta dhe standardet e dyfishta për koalicionet

by A R
31/01/2017 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

Çështja e koalicionit të 18 qershorit duket se ka nxjerrë në pah standardet e dyfishta që ndjek kryetari i LSI, Ilir Meta, lidhur me këtë çështje. Nga njëra anë ai ka një përgjigje ‘hazër xhevap” sa i përket qëndrimit lidhur me PD-në sa i përket koalicionit. Ndërsa në lidhje me PS ai gjithnjë ka zgjedhur si retorikë përgjigjen se “do të duhet të mbledhë forumet e LSI për të marrë një vendim”. Prej shumë javësh drejtues të lartë të PS, duke filluar që nga kryeministri Rama e më poshtë, janë deklaruar se mirëpresin një rinovim të aleancës me LSI për zgjedhjet e qershorit. Ftesa ka qenë e kthjellët, pasi është e kuptueshme se mbi bazën e këtij vizatimi si PS ashtu edhe LSI në koalicion, do të duhet të skicojnë rrugën që do të ndjekin për të qenë fitues në zgjedhjet e 18 qershorit. Këto zgjedhje përbëjnë një sfidë me jo pak të panjohura pas 4 vitesh qeverisje si për PS ashtu edhe për LSI, po të kihen parasysh edhe një sërë reformash me jo pak kosto që janë ndërmarrë në harkun e këtyre 4 viteve.  Atëhere çfarë e pengon LSI për të marrë një vendim? Nëse në rastin e përjashtimit të koalicionit me PD, vendim për të cilin Meta duket se nuk ka nevojë të mbledhë forumet, në rastin e PS ‘gjë e gjëzën’ ai e zhvillon me forumet. Duke pasur parasysh mënyrën sesi trajtohen forumet nga lidershipi politik në Shqipëri, është lehtësisht e kuptueshme se ato janë tërësisht formale. Vendimet i marrin kryetarët. Loja me forumet hapet vetëm atëhere kur kryetarët ose kërkojnë të rrisin ‘pazarin’ ose janë në pritje të një oferte më të mirë nga pala tjetër. PS dhe LSI kanë qeverisur vendin për 4 vitet e fundit. Duket pak e ‘habitshme’ që lidershipi i LSI ende nuk e ka të qartë se cili ka qenë rezultati i kësaj bashkëqeverisje që ngurron të marrë një vendim. Loja me forumet është thjeshtë pasqyra për të kuptuar se politika nga ideologji tashmë është kthyer në biznes. 

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Rama përshëndet largimet e gjyqtarëve që nuk iu nënshtruan Vettingut: Drejtësia e Re nuk kapet dot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

U bllokuan në lumin Drini i Zi, policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë 7 anëtarë të një familjeje në Bulqizë

August 3, 2026
Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

Tërmet me magnitudë 5.6 në Egjipt, lëkundjet ndihen deri në Palestinë e Qipro

August 3, 2026
Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

Gjendet një tjetër varr masiv në Zubin-Potok, Zveçla: Serbia refuzon të japë informacione për personat e zhduku

August 3, 2026
Fundjava, e favorshme për në plazh/ Ja si do të jenë temperaturat për të shtunë dhe të dielë

Java nis me mot të nxehtë, e hëna sjell temperatura të larta në të gjithë vendin

August 3, 2026
“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran

“Negociatat nisin të hënën pasdite”, Trump jep sinjale për fundin e luftës në Iran

August 3, 2026
Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

Qëlluan me armë nga jahti dhe tentuan të largoheshin, 4 të ndaluar në Palasë

August 3, 2026
“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com