Sot është afati i fundit për gjyqtarët dhe prokurorët për të paraqitur formularin e vetëdeklarimit pranë ILDKPKI nëse ata do të duan të jenë më pjesë e sistemit të drejtësis apo do të tërhiqen. Më pas këto deklarime do ti nënshtrohen procesit të vetting-ut. Bëhet e ditur se në kuadër të dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit 2 gjyqtarë janë dorëhequr. Njëri prej tyre është gjyqtarë në Tiranë, ndërsa tjetri është në Elbasan.
Kërkesa e gjyqtarëve të dorëhequr është dorëzuar në ILDKPKI. Me këto dy dorëheqje të gjyqtarëve, numri i funksionarëve të drejtësisë që kanë paraqitur dorëheqjen shkon në 3, përfshir dhe prokurorin e dorëhequr nga Kavaja. Ky i fundit vendosi të dorëhiqej pasi ishte në prag të daljes në pension. Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së një gjykatësi të Tiranës dhe atij të Elbasanit, por bëhet e ditur se për njërin prej tyre ka qenë paralajmërimi i KLD për shkarkim nga detyra.
Me. Ar