Shkarkimi i Ylli Manjanit nga posti i Minsitrit të Drejtësisë nuk u kalua në heshtje nga opozita. Pas deklaratës së një dite më parë të kryeopozitarit Lulzim Basha, eksponentët e opozitës vijojnë me akuzat ndaj kryeminsitrit dhe ministrave që u sulmuan nga ana e majnanit një ditë më parë pas shkarkimit.
Kjo çështje u prek nga demokratët edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve. Deputeti Halimi deklaroi se akuzat janë të vërteta për sa kohë ministrat heshtën.
“Nuk thatë gjë as për telefonatat kërcënuese ndaj gjyqtarëve.
Akuzat për tenderat e kanabisin ministrat nuk i përgënjeshtruan. Heshtja tregon se të gjitha janë të vërteta”, deklaroi Halimi.
Ndëkorhë deklaratës së tij iu përgjigj deputeti socialist në Komisionin e Ligjeve Piro Lutaj, i cili sulmoi Manjanin duke i cilësuar të gjitha shpifje si paosjë e problemeve të ish-ministrit.
“Do të presim vizitën mjekësore të Manjanit”, deklaroi Lutaj.
Pas debateve për këtë çështje demokratët u larguan nga punimet e Komisionit.
/a.m.