Votimi elektronik që PD e kushtëzon me pjesëmarrjen e saj në zgjedhje, ka bërë që ambasadori amerikan Donald Lu dhe ai i OSBE Bernd Borchardt të shkojnë paraditen e sotme në selinë qëndrore të PD ku po zhvillojnë një takim me kryetarin e PD së Lulzim Basha.
Dy ambasadorët kanë mbërritur në selinë qendrore të demokratëve paraditen e sotme rreth orës 10:00. Siç është bërë e ditur si pozita ashtu edhe opozita kanë qëndrime diametralisht të kundërta rreth kërkesës kushtëzuese të PD dhe aleatëve të saj të vegjël, lidhur me votimin elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit.
Nga ana tjetër edhe OSBE përmes ambasadorit të saj në Shqipëri, Bernd Borchardt është shprehur qartë se aplikimi i votimit elektronik në zgjedhjet e qershorit është i pamundur, pasi nuk ka kohë, ndërsa nuk ka as garanci. Vetë PS përmes kryetarit, Edi Rama, i është përgjigjur disa herë opozitës se nëse marrin ‘OK’ e OSBE janë dakord, por që të ndodhë një gjë e tillë është e pamundur.
Me. Ar