Katër shqiptarë u arrestuan në Itali gjatë një operacioni antidrogë. Mediat italiane raportojnë se operacioni u bë Forlì-Cesena dhe emrat e shqiptarëve ende nuk bëhen të ditur. Sipas Ansa, policia sekuestroi 6 kilogramë kokainë, 2 kilogramë marijuanë dhe 200 gramë hashash.
Shqiptarëve iu sekuestruan edhe 54 mijë euro cash, ndërkohë që theksohet se vlera e drogës në treg kapte shiftën e më shumë se 1 milion euro. Një pjesë droge u gjet në makinën e shqiptarëve, tjetra nëpër banesa. Policia ra në gjurmë të tyre nga lëvizjet e shumta në zona qëndrore, por edhe nga stili i jetës që bënin, pasi nuk e justifikonte faktin se ishin ndërkohë të papunë e qarkullonin miliona.
ma.me