Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka shkarkuar Prokuroren e Përgjithshme në detyrë Sally Yates, për arsye se refuzoi zbatimin e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për emigracionin dhe refugjatët. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se zonja Yates “ka refuzuar të zbatojë një urdhër të ligjshëm që synon të mbrojë qytetarët e Shteteve të Bashkuara”.
Të hënën pasdite, zonja Yates u tha juristëve të Departamentit të Drejtësisë të mos nxjerrin argumente ligjore në mbrojtje të urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump. Yates “ka tradhtuar Departamentin e Drejtësisë,” tha Shtëpia e Bardhë.Shtëpia e Bardhënjoftoi gjithashtu se Dana Boente, prokuror i Distriktit Lindor të Virxhinias është emëruar Prokuror i Përgjithshëm në detyrë. Zoti Boente e bëri betimin të hënën mbrëma në orën 21:00 sipas orës së Uashingtonit. /ma.me