Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një i ri shqiptar ka tentuar t’i vërë flakën të dashurës së tij italiane.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, 25-vjeçari shqiptar ka tentuar ti vërë flakën 40-vjeçares italiane, me një bidon me benzinë, por ka përfunduar duke marrë djegie të rënda edhe ai vetë. Gjithçka ka ndodhur në banesën ky të dy jetonin në, Nocera Umbra.
Për pasojë, zjarri ka përfshirë edhe banesën ku ata jetonin, çka ka bërë që çifti të përfundojë me urgjencë në spital, pasi kanë mbetur të lënduar shkruan expres. Në vendngjarje shkuan automjetet zjarrfikëse dhe autoambulanca që bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe transportin e çiftit në spitalin Foligno.