Një nga dy autorët e dyshuar për hapjen e zjarrit të dielën në një xhami të Kebekut ku u vranë gjashtë persona telefonoi policinë për t’u dorëzuar, njoftoi sot Denis Turcotte, inspektor i policisë së Kebekut.
“I riu, mes 20-30 vjeç, telefonoi numrin e emergjencës të dielën rreth 15 minuta pas sinjalizimit të hapjes së zjarrit”, shpjegoi ai.
“I dyshuari i parë ishte arrestuar ndërsa në telefon, i dyti sinjalizoi për policinë vendin ku ndodhej”, sipas hetuesit./a.m.