Ylli Manjani ka shpërthyer sot në një lum akuzash ndaj qeverisë ku bënte pjesë që prej nëntorit të 2015-ës. Duke folur në një deklaratë për mediat, Manjani e cilësoi qeverinë si të inkriminuar, me një kryeministër që falsifikon VKM-të, me ministra të pamoralshëm që flejnë me dashnoret në hotelin e Klement Balilit dhe të tjera pakënaqësi.
Por i ftuar në Top Story më 12 Janar të këtij viti, Manjani ruante një vlerësim poziti për Kabinetin duke e cilësuar si më të mirin. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, ish-ministri i Drejtësisë tha se ka tregues statistikorë që qeveria Rama është më e mirë sesa e shkuara.
“Ylli Manjani: Gjendja është reale. Kjo Qeveri është më e mirë se Qeveria që shkoi. Ka tregues të matshëm sasiorë dhe statistikorë shumë më të mirë se Qeveria e shkuar. Reforma themelore financiare e shtetit për uljen e borxhit ishte e domosdoshme. Mos presim bum sepse jemi në një moment të vështirë ekonomike rajonal dhe botëror dhe sot problemi i madh botëror është populizmi” – tha Manjani në janar të këtij viti, vetëm pak ditë më parë. /b.d