• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi / Pesë gabimet që mund t’ju kushtojnë vendin e punës

by A R
30/01/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë kaq shumë gjëra të cilat mund t’i bëjnë njerëzit e mirë dhe punëtorë të pushohen nga puna. Shpeshherë gabimet e vogla mbajnë pas tyre pasoja të mëdha.

Një studim që është bërë së fundmi nga “ePolicy Institute” ka vëzhguar më shumë se 300 kompani dhe ka zbuluar se një e treta e kompanive i kanë pushuar punonjësit e tyre si pasojë e keqpërdorimit të teknologjisë.

Kompanitë janë shumë të shqetësuara për abuzimin e punonjësve me teknologjinë. Ndër arsyet keqpërdorimit të teknologjisë janë dhe postimet nëpër rrjete sociale. Këtu mund të gjeni dhe disa nga gabimet më të zakonshme që punonjësit bëjnë.

1. Pritshmëri të larta por rezultate të dobëta

Kur filloni një punë të re, për të cilën nuk jeni të kualifikuar mjaftueshëm nga gëzimi i madh, shpeshherë bëni premtime dhe merrni përgjegjësi të shumta të cilat nuk i keni menduar gjatë dhe me kalimin e kohës kur duhet të mbani përgjegjësi për gjithçka thatë e premtuat më parë, ndodh t’ju shembet bota nënkëmbë.
Mos u çuditni nëse pushoheni papritur nga puna, duhet të ishit menduar gjatë përpara se të merrni përsipër më shumë nga sa mundeni.

2. Negativiteti

Kur punësoheni diku ajo çka pritet nga ju është që ta bëni më te thjeshtë jetën e punëdhënësit tuaj dhe të të gjithë skuadrës me të cilën punoni.
Njerëzit të cilët shpërndajnë vazhdimisht negativitet përreth departamentit apo e bëjnë jetën e punëdhënësit më të vështirë janë të parët që hiqen nga puna.

3. Mungesa e sjelljes së mirë

Edhe pse shpeshherë ka disa persona të cilët të bëjnë të bërtasësh apo edhe të humbasësh toruan, përpiquni t’i merrni gjërat shtruar e të qetësoheni.
Mbani një qëndrim neutral në orarin tuaj të punës pasi humbja e kontrollit do t’ju dëmtonte ju mbi të gjitha si dhe është një arsye për tu hequr nga puna.

4. Keqpërdorimi i burimeve të kompanisë

Keqpërdorimi i burimeve të kompanisë është një shkelje serioze, edhe pse shpeshherë mund t’ju duket si diçka e vogël marrja e një kutie letër apo përdorimi i telefonit për arsye personale, kjo është një shkelje e rëndë.

Të gjitha burimet e kompanisë duhet të shfrytëzohen vetëm në të mirë të saj.

5. Të flasësh në emër të kompanisë

Kur jeni përfaqësues i një kompanie të madhe është e rëndësishme të tregoheni të kujdesshëm në shprehjen e opinioneve personale pasi shpeshherë ato mund të identifikohen lehtësisht me opinionet e kompanisë ku ju bëni pjesë.

Duhet të kuptoni se është e vështirë të ndahet në mendjen e njerëzve nëse po flisni ju apo përfaqësuesi i kompanisë. Kjo, padyshim është një arsye e fortë për tu pushuar nga puna. /b.d

Next Post
Luan Rama zëvendëson Vasilin, merr drejtimin e Grupit Parlamentar

Luan Rama zëvendëson Vasilin, merr drejtimin e Grupit Parlamentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com