Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit kanë zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim.
Mësohet se kreu i ekzekutivit është parë në kryesinë e Kuvendit të hënën.
Akuzat publike të minsitrave dhe deputetëve të LSI ndaj socialistëve si dhe tensionet e krijuara në koalicion mendohet të jenë në fokus të bisedës Rama-Meta.
Takime të tilla kanë qenë të shpeshta, por asnjëherë nuk janë zbardhur për publikun.
Ndërkohë, një ditë më parë Ilir Meta bëri thirrje për qetësi dhe t’i jepet fund retorikës së fajësim-shfajësimeve. Thirrje këto që me siguri ia drejtonte ministrave të LSI.
Nga ana tjetër, thirrja e Këshillit të Sigurimit për çështjen “Balili” pas kërkesës së Ilir Metës është një veprim i pambështetur nga PS.
Mbrëmjen e djeshme mediat njoftuan edhe për një largim të mundshëm të Ylli Manjanit nga kabineti qeveritar, si tërheqje e LSI nga sulmet e nisura kryesisht në adresë të ministrit Saimir Tahiri. Por lajmi u mohua nga vetë Manjani, i cili tha se s’ka asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin e tij./b.d