Nuk dihet se çfarë planesh ka, por Serbia e Aleksandër Vuçiç po ecën me shpejtësi drejt armatosjes së saj.
Situata në vendin ku është ringjallur sërish edhe në nivele qeveritare rimarrja e veriut të Kosovës ngjan çdo ditë e më shumë, si një periudhë prag lufte. Së fundmi Serbia ka vendosur të bëjë një blerje të dytë të madhe ushtarake, pas asaj nga Rusia, këtë herë në Bjellorusi.
Nuk janë zbuluar hollësi, por vetë kryeministri i Serbisë ka folur me një gjuhë që lë të kuptohet se Beogradi,po rri në gatishmëri dhe po përgatitet edhe për ndonjë përballje, raporton media serbe B92 .
Përgatitja për mbrojtje ndërkohë që në media qarkullojnë versione nga më të ndryshmet për një konfrontim të afërt në Kosovë lë vend për shumë hamendësime. Jo pa rëndësi është edhe fakti se Vuçiç ka ftuar për vizitë në Serbi kreun bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i parë si njeri shumë i afërt me politikat ruse dhe Putinin. (b.an)