Deputeti socialist Erjon Braçe ka folur në lidhje me debatet dhe tensionet që kanë shkaktuar deklaratat e fundit të një sërë figurave të LSI në lidhje me koalicionin, konkretisht ministrinë e brendshme, policinë e shtetit dhe kryebashkiakun e Durrësit.
Braçe nuk ka përmenduar emra, por duket se ka dhënë një këshillë për kolegët e tij socialistë, duke thënë se PS dhe qeveria duhet të jenë tërësisht të fokusuar tek puna, dhe llafet t’ja lënë të tjerëve.
“Ka gojtarë plot” shkruan Braçe, duke ju referuar indirekt akuzave të LSI-së, por sipas tij ata që thjesht thonë “ne mbajmë lafin” nuk nënkuptojmë asnjë veprim përveçse fjalëve.
STATUSI ne rrjetin social
Une mendoj se,Partia Socialiste, Qeveria e dale prej saj, duhet te jete teresisht e fokusuar tek puna. Vetem tek puna. Deri ne fund!
Ka gojtare plot ne kete vend, produkti i tyre jane vec llafet. Asgje tjeter. Aaaa po, e kane te thjeshte te thone: Ne mbajme llafin! Por puna eshte shume me teper se kaq. Shume me teper se llafet. Per llafe ka kohe plot.
Per punen koha mbaron. Ndaj puna duhet te marre kohen qe harxhojne llafet. Puna ndrit. Puna ben diferencen. Tek puna duhet te jemi e me pune duhet te bejme perpara. Me llafe nuk ja dalim dot!/java/a.k