Qytetarët po vijojnë t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes së policisë së shtetit për të dorëzuar në mënyrë vullnetare armët, municionet dhe gjithçka tjetër deri në 30 prill.
Kështu, përditë janë të shumtë armët që dorëzohen, ku në 24 orët e fundit janë dorëzuar 31 armë zjarri, 11 450 fishekë, 19 granata. Gjithashtu janë dorëzuar 2 armë të rënda (mitraloz kundër-ajror).
Armët janë dorëzuar në Qarqet: Tiranë, Dibër, Shkodër, Fier , Berat , Elbasan ,Lezhë, Korçë , Gjirokastër, Durrës, Vlorë, e Kukës.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës “Shqipëria pa armë”, për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.