U arrestuan në flagrancë me 1 kg kokainë dhe 7 mijë euro gjykata lë në burg Ismail Allushin dhe ish policin Gjergji Gjini.
Arrest me burg prokuroria ka kërkuar dhe për specialistin e drejtorisë së patentave Arnold Kurtin të arrestuar 1 ditë pas operacionit ku ai mundi t’i shpëtonte rrethimit.
Burime nga gjykata bënë me dije për Report TV se Allushi e Gjini nuk kanë thënë asnjë fjalë për mënyrën se si kishin siguruar kokainën e cila sipas hetimeve në treg kapte një vlerë prej 100 mijë euro dhe ishte destinuar për lokalet e bllokut dhe klientët Vip në Tiranë.