Një 55 vjeçar në fshatin Mefsheq të Krujës ka rënë në pranga pasi dyshohet se është autori i plagosjes me sopatë të vëllait të tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Ramazan Ferra 55 vjeç, pasi më datë 28.01.2017, në fshatin Mefsheq, Krujë, për motive pronësie, ka qëlluar me sopatë, në krah, vëllain e tij, shtetasin G.F. 53 vjeç, banues në fshatin Mefsheq, Krujë.
Ndërkohë që gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjeti Ii kryerjes së veprës penale, sopata dhe rreth 2 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenet 88 dhe 283/1 të Kodit Penal.