Ndër vite banoret e zonave përreth kanë protestuar herë pas herë por askush nuk i ka dëgjuar. Kjo fabrikë nuk ka dëmtuar rëndë vetëm shëndetin e banorëve por gjithë bimësinë e dhe frutikulturën e fshatrave përreth.
“Ky problem vazhdon prej 20 vitesh. Kjo fabrikë i trajton njerëzit ca të nënës dhe ca të njerkës, ca i dëmshpërblen për frymë, ne nuk marrim asgjë. O të na shpërngulin ose ta na dëmshpërblejnë, këtu nuk jetohet” shprehet banorët.
Ndërsa një grua thotë se “Unë e kam fëmijën 9 muajsh dhe kur e dërgoj për kontroll më kanë thënë mjekët ta mbash vetëm në shtëpi“.
Banoret ankohen herë pas herë edhe për vështirësi të mëdha në frymëmarrje. Banoret thonë se fëmijë e të rritur shtrohen shpesh në spital. Sipas mjekëve dhe shoqatat që mbrojnë konsumatorët ajri në këtë zonë mbetet një shqetësim.
“Ndotja ndikon te bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes” shprehet Myzejen Varoshi, mjeke.
Pavarësisht shqetësimeve shteti nuk ka marrë masa, pasi banorët thonë se fabrika e çimentos nuk ndez filtrat e ajrit. /shqiptarja.com