Policia e Lushnjes ka arrestuar një 37-vjeçar i cili akuzohet për plagosjen e një personi me thikë. Në pranga ra shtetasi Besnik Kokja, i cili dyshohet për plagosjen e 29-vje♪5arit me inicialet A.K. 29 vjeça.
Sipas policisë, arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Thanasaj, gjatë një konfrontimi fizik për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.K, 29 vjeç, banues në lagjen “Teqe” Peqin, i cili ndodhet në Spitalin Durrës, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu Besnik Kokja ka pësuar dëmtime nga goditje me sende të forta dhe ndodhet në spitalin Lushnje jashtë rrezikut për jetën./a.m.