Kreu i sujbejtit të ri LIBRA ben Blushi ka reaguar pas protestave të punonjësve të ARMO-s për mos shlyerjen e pagave të disa muajve.
Ai shkruan në facebook se ‘Rilindja’ takson më shumë të varfirt se dhjamin. Blushi thotë se aseti i rëndësishëm i naftës duhet t’i kthehet qytetarëve.
Postimi i Blushit:
ARMO TI KTHEHET PUBLIKUT
Rilindja që takson më shumë punën dhe trurin se dhjamin e ka braktisur njërën nga pronat me të vyera te vendit që është kompania ARMO. Çdo ditë punonjësit kërkojnë pagat dhe sigurimet e prapambetura të cilat nuk jepen nga klientët e Rilindjes. Sot ARMO po shfrytëzohet në mënyrë barbare dhe jo ligjore si gjithë sektori i naftës nga i cili humbim afro 200 milion euro ne vit. Meqë Rilindja e ka shitur ARMO padrejtësisht po them çfarë do bëjë LIBRA. Do t’ia kthejë publikut. Shqiptarët duhet të jenë pronarët e kësaj prone që po vidhet, shpërdorohet dhe keqtrajtohet. Vetëm paratë që Rilindja i ka dhënë Vangjush Dakos për të shëmtuar Durrësin në katër vjet, do mjaftonin për të shlyer pagat ndaj punëtorëve dhe për ta kthyer ARMON në pasuri të përbashkët.
/a.m.