Njëqind vjet nga fillimi i Luftës së Parë Parë Botërore 61% e qytetarëve të botës janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre. Studimi është bërë nga WIN / Gallup International në 63 vende të botës. Sondazhi vëren se ka dallime të rëndësishme në rajone të caktuara të globit.
Gatishmëria për të luftuar është më e lartë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut me (83%), ndërkohë që më e ulët është në Europën Perëndimore me (25%). Jo ulët është predispozita për të luftuar edhe në Europën lindore me 53 % që i thonë po luftës.
Ndër vendet me predispozitën më të madhe luftuese renditen, Maroku, Kina, Turqia, Afrganistani, Finlanda, Gjeorgjia, Pakistani, Vietnami, Izraeli, Libani, Rusia, Kosova apo Ukrania. Ndërsa rezultatet në Gjermani flasin për 13% të popullsisë të gatshme për të luftuar.
Shifra dy herë më të larta në Britaninë e Madhe (27%) dhe Francë (29%). Popujt me pak të gatshëm për të luftuar janë austriakët, hollandezët dhe japonezët. Nga pikëpamja e besimeve fetare, ata që janë të etur për luftë janë popullsitë myslimane me 73 për qind./Respublica/a.m.