Përzgjidhen 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përmes një shorti të hedhur në ambjentet e kryesisë së Kuvendit, nga 52 kandidatw me short janë zgjedhur 9. Katër institucionet, respektivisht Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kishin dorëzuar 52 propozimet e tyre. 9 anëtarët e Këshillit do të jenë:
1- Vladimir Kristo nga Gjykata Kushtetuese
2- Besnik Imeraj nga Gjykata Kushtetuese
3- Mirela Fana nga Gjykata e Lartë
4- Rovena Gashi nga Prokuroria e Pergjithshme
5 -Brikena Ukperaj, Lubonja nga Gjykata e Apelit
6- Ervin Metalla nga Gjykata e Apelit
7- Gentian Trenova nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit
8- Fatjona Mencaj nga zyrat e prokurorisë pranë Gjyaktave të Apelit
9- Kastriot Selita nga Gjykata Administrative.
Funksionet e KED
Të 9 anëtarët e zgjedhur të Këshillit për Emërimit në Drejtësi do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi t’i nënshtrohen proçesit të vettingut. Referuar Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kryen verifikimin e kushteve ligjore dhe vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do shqyrtojë dhe mandej do rendisë kandidatët sipas meritës profesionale. Renditja e kandidatëve, sipas Kushtetutës nuk është e detyrueshme, me përjashtim të rastit kur nuk arrihet të emërohet kandidati. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, do të verifikojë kandidaturat për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë. Anëtarët e KED, do kenë një mandat një vjeçar, dhe selia e tyre do të jetë në ambientet e Gjykatës së Lartë.
Nishani bojkoton hedhjen e shortit. Hysi: Ka gjyqtarë që u është mohuar e drejta
Presidenti Bujar Nishani bojkoton hedhjen e shortit për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në mbledhjen e cila ka nisur vetëm pak minuta më parë, ndërsa janë të përfaqësuara të gjitha institucionet që marrin pjesë në këtë proces, ajo që ka rënë në sy ka qenë fakti se në këtë takim nuk ka pasur asnjë përfaqësues të Këshillit të Lartë të Drejtësis. Nuk ka pasur asnjë sqarim nga ana e KLD-së se përse është bojkotuar ky takim shumë i rëndësishëm. Gjithësesi mbledhja po vijon për hedhjen e shortit.
Ndërkohë deputetja e PS Vasilika Hysi ka ngritur shqetësimin se mjaft kandidatëve u është mohur e drejta për të qenë pjesë e këtij procesi.
“Kriteret janë zbatuar në mënyra të ndryshme. Janë mbajtur standarte të ndryshme. Kandidatët nuk kanë ditur se cila është lista e personave që janë kaluar dhe janë përjashtuar. Janë venë para faktit të kryer pa u dhënë mundësi për ankimim”, u shpreh Hysi.
Por sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla ka deklaruar se janë ndjekur të gjitha praktikat ligjore lidhur me këtë proces. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka nënvizuar se mesa ai është në dijeni vetëm një gjyqtarë ka shfaqur pretendime dhe pasi është njohur me kriteret është shprehur se i tërheq pretendimet, pasi nuk i përmbush kriteret.
Katër institucionet e Drejtësisë kanë depozituar në Kuvend listën e kandidatëve që plotësojnë kriterin e vendosur në Kushtetutë, që ka të bëjë me faktin se në karrierën e tyre nuk kanë marrë asnjëherë masë disiplinore. Në garë për 9 vendet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve janë 52 kandidatë, nga të cilët vetëm tre prej tyre vijnë nga radhët e prokurorëve, ndërsa pjesa tjetër janë nga radhët e gjyqësorit. Nga Gjykata Kushtetuese kandidojnë të tetë anëtarët e saj, të kryesuar nga Bashkim Dedja. Po ashtu dhe nga Gjykata e Lartë janë depozituar emrat e 13 anëtarëve të saj. Numrin më të lartë e kanë gjyqtarët e propozuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që në total ka depozituar një listë me 28 kandidatë.
PROCEDURA
Në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sqarohet mënyra sesi do të zgjidhen kandidatët për anëtarë të KED-së. Në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese do të përfaqësohet me dy anëtarë, një anëtar do të vijë nga radhët e Gjykatës së Lartë, që njëkohësisht do të ketë dhe detyrën e kryetarit të KED-së. Ndërsa pjesa tjetër e trupës do të ketë përbërjen e tre prokurorëve.
Një anëtar është prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme dhe dy anëtarë nga Prokuroria pranë Zyrave të Gjykatave të Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykata Administrative. Kryeprokurori Llalla ka depozituar në Kuvend vetëm tre kandidatë, të cilët në këtë rast janë praktikisht të zgjedhur. Rovena Gashi është propozuar si kandidate nga Prokuroria e Përgjithshme, ndërsa Gentian Ternova dhe Fatjona Memçaj si kandidatë nga Zyrat e Prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit. Në nenin 149 të Kushtetutës thuhet se:
“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përbëhet nga 9 anëtarë të përzgjedhur me short, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndaj të cilëve nuk është dhënë masë disiplinore. Ata ushtrojnë detyrën me mandat njëvjeçar, që fillon në datën 1 janar të çdo viti kalendarik. Presidenti i Republikës përzgjedh me short, midis datave 1 dhe 5 dhjetor të çdo viti kalendarik, dy gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë dhe dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykatat Administrative. Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është anëtari i Gjykatës së Lartë”, thekson Kushtetuta në nenin e ri.
Emrat e 52 kandidateve ne gare:
Gjykata Kushtetuese
Bashkim Dedja,
Vladimir Kristo,
Vitore Tusha,
Altina Xhoxhaj,
Fatmir Hoxha,
Gani Dizdari
Fatos Lulo
Besnik Imeraj.
Gjykata e Lartë
1. Arjana Fullani
2. Andi Çeliku
3. Aleksander Muskaj
4. Guxim Zenelaj
5. Edmond Islamaj
6. Mirela Fana
7. Medi Bici
8. Shkelzen Selimi
9. Artan Zeneli
10. Admir Thanza
11. Tom Ndreca
12. Artan Broci
13. Ardian Dvorani
Prokuroria e Pergjithshme
Rovena Gashi
Gentian Trenova
Fatjona Memcaj
Gjykata e Apelit dhe Administrative
1. Gjyqtar Andi CIVICI, prane Gjykates se Apelit Tirane.
2. Gjyqtar Artur KALAJA, prane Gjykates se Apelit Tirane.
3. Gjyqtare Elbana LLURI, prune Gjykates se Apelit Tirane.
4. Gjyqtar Ervin METALLA, prane Gjykates se Apelit Tirane.
5. Gjyqtar Fatri ISLAMAJ, prane Gjykates se Apelit Tirane.
6. Gjyqtar Desart AVDULAJ, prane Gjykates se Apelit Durres.
7. Gjyqtar Enton DHIMITRI, prand Gjykates se Apelit Gjirokaster.
8. Gjyqtar Olsi XHAVELLA, prand Gjykates se Apelit Korce.
9. Gjyqtar Aleks NIKOLLI, prand Gjykates se Apelit Shkoder.
10.Gjyqtare Alma LIcAJ, prand Gjykates se Apelit Vlore.
11.Gjyqtare Brikena UKPERAJ LUBONJA, prand Gjykates se Apelit Vlore.
12.Gjyqtare Klodiana GJYZARI, pima Gjykates se Apelit Vlore.
13.Gjyqtare Margarita BUHALI, prand Gjykates se Apelit Vlore.
14.Gjyqtare Albana BOKSI, prand Gjykates se Apelit per Krime te Renda.
15.Gjyqtar Gurali BRAHIMLLARI, prand Gjykates se Apelit per Krime te Renda; 16.Gjyqtare Altina NASUFI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
17.Gjyqtar Amarildo LAcI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
18.Gjyqtare Rilinda SELIMI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
19.Gjyqtare Bernina KONDI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
20. Gjyqtare Blerona HASA, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
21. Gjyqtare Fjoralba PRIFTI, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
22. Gjyqtar Kastriot SELITA, prand Gjykates Administrative te Apelit Tirane;
23. Gjyqtar Artur MALAJ, prane Gjykates Administrative te Apelit Tirane.
24. Gjyqtare Elda VRIONI, prand Gjykates Administrative td Shkalles se Pare Tirane;
25. Gjyqtar Gentian MEDJA, prand Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane;
26. Gjyqtare Gentiana MK/kJ, prand Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane; 27. Gjyqtare Nafije CURRI HASKO, prune Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Tirane;
28. Gjyqtare Klodiana VEIZI MEMA, pima Gjykates Administrative te Shkallds se Pare Durres.
Vijon