Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka folur në lidhje me kërkesën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e mos arrestimit të Klement Balilit. Vasili tha se ai është konsideruar si “Eskobar’ nga partnerët tanë ndërkombëtar dhe se moskapja e tij rëndon marrëdhëniet me partnerët.
“I ka kërkuar Këshillit të Sigurisë Kombëtare për një problem që ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Kam dëgjuar komente të çuditshme. Ky personazh ishte pagëzuar si Eskobar jo nga ne por nga partnerët ndërkombëtar. Në Kolumbi ka qenë rrezik kombëtar i këtij vendimi përdorimi i këtij emri. Zoti Meta ka kërkuar të sqarohen të gjitha rrethanat, pa paragjykuar kërkënd. Nuk ka lidhje me zotin Tahiri. Kjo nuk përjashton askënd. Në fund të analizës dalin edhe përfundimet. Mos kapja e tij rëndon marrëdhëniet tona me partnerët ndërkombëtarë. Gjërave nuk mund t’u ikim. Ministri i Brendshëm është një përfaqësues i Partisë Socialiste. Në momentin që kur ulet në karrigen e ministrit, duhet t’i shërbejë ligjit. Ministri nuk i shërben partisë, por publikut të gjerë atij që e ka votuar apo jo”, deklaroi Vasili në emisionin “Arena” në Ora News.
ma.me