Manchester Unitedi ka arritur në finale të EFL Cup, dhe Jose Mourinho është shprehur shumë i lumtur për arritjen në finale, ndërsa thotë se është një ndjenjë e veçantë arritja në Wembley.
“Djajtë e Kuq” në gjysmëfinale eliminuan Hull Cityn, takimin ndaj të cilës e humbën me rezultat 2 me 1, por në ndeshjen e parë kishin fituar 2-0, transmeton Koha.net. Në finale ata do të përballen me Southamptonin.
“Wembley ka një domethënie të veçantë, një ndjenjë speciale. Jam shumë i lumtur që jemi aty. Dua të uroj lojtarët e mi. Ishte një rrugë e vështirë që të jemi në finale, dhe jemi aty”, është shprehur Mourinho. (b.an)