Presidenti i ri amerikan Donald Trump falë postimeve të tij “konfuze” në rrjetin social Tëitter thuhet se ka fituar miliona votues.Edhe pse bën postime të veçanta dhe jo të zakonshme për politikanë, e rrezikon të sulmohet nga hakerët, është zbuluar se ai përdor e-mail personal për t’u kyçur në këtë rrjet social.
“CNN” ka shpjeguar se është lehtë që të kërkohet ndërrimi i fjalëkalimit të një llogarie. Kjo mund të bëhet vetëm duke përdorur emrin e llogarisë së personit në fjalë. Në dritaren që tregon se si të ndërrohet fjalëkalimi, lehtë mund të ketë edhe thyerje të llogarisë, sipas medieve të njohura botërore.
Një kërkesë për siguri të llogarisë së presidentit ka ardhur nga hakerë të njohur botërorë.
Një e-mail personal përdorin edhe liderët kosovarë, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, raporton Koha.net. (b.an)