Një ditë më parë në Durrë su plagos një adoleshent pas një konflikti mes të rinjsh me mjete të forta dhe mjete prerëse.
Sot policia ka ndaluar 4 të rinj për sherrin pranë shkollës “Bedrie Beziqi”.
U arrestuan 20-vjeçari Erald Alushi, 19-vjeçari Edvin Bruçi, 18-vjeçari Armando Reka dhe 27-vjeçari Kevin Alushi, të gjithë banues në Pjezë të Shijakut. Po ashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit J.Gj., 18 vjeç, banues në fshatin Eminas të Shijakut.
Ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Katër Rrugët”, në Shijak, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta. Për pasojë janë plagosur shtetasi Erald Alushi (me mjete të forta) dhe shtetasi J.Gj. (me biçak). Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën./a.m.