Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kritereve për prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka vlerësuar se të gjithë aplikantët, në total 19, plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për pozicionin e anëtarit në këtë strukture të re.
Në mbështetje të nenit 109/1, të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, me urdhrin nr.18 datë 17.01.2017, ngriti Komisionin administrativ për verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga ana e kandidatëve prokurorë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
Komisioni, i përbërë nga pesë anëtarë, në përfundim të kryerjes së verifikimeve të nevojshme dhe shqyrtimit të dokumentacionit të paraqitur prej kandidatëve, konstatoi se plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si më poshtë:
Nga Prokuroria e Përgjithshme
- Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
- Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
- Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Nga Prokuroritë e Apelit
- Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
- Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës
- Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
- Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë
- Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
- Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
- Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
- Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
- Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
- Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
- Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
- Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
- Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë
- Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës
- Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
Në bazë të parashikimeve ligjore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të jenë 6 anëtarë prokurorë, nga të cilët; 1 anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme, 2 anëtarë nga Prokuroritë e Apelit; dhe 3 anëtarë nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhet nga 11 anëtarë, 5 prej të cilëve do të jenë jashtë strukturës së institucionit të Prokurorisë./a.m.