Në mbledhjen e radhës të Komisionit të Jashtëm është diskutuar për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, pas trenit serb me simbole nacionaliste i cili synonte të hynte në Mitrovicë, por nuk u lejua nga autoritetet e Kosovës dhe për pasojë u kthye sërish.
Kryetarja e Komisionit, Arta Dade u shpreh se ngjarjet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë janë regres, ndërsa treni serb me simbole nacionaliste është një provokim për Kosovën. Pjesëmarrës në komision ishte dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, i cili tha se situata mes Kosovës dhe Serbisë vijon të jetë e tensionuar prej 3 muajsh, kohë kjo që përkon me ngritjen e murit në urën e Ibrit, në Veri të Mitrovicës.
ma.me