Një 18-vjeçare nga Durrësi rezulton e zhdukur prej thuajse 1 jave. Ajo u largua nga banesa për të mos u kthyer. Ajo u largua nga banesa në datën 19 janar ndërkohë e ëma bëri denoncim në datën 24.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e
shtetases L.Q. 18 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës”- njofton policia.
Sipas saj, më datë 24.01.2017, ora 14:00 ka bërë kallëzim mamaja e saj, shtetësia, Dh.Q. 35 vjeçe, banuese në fshatin, Hamallaj, Durrës, pasi më datë 19.01.2017, rreth orës 13:00, i është larguar nga banesa vajza e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./a.m.