Anemia është një gjendje ku zvogëlohet niveli i homoglobinës në gjak. Simptomat kryesore të anemisë janë lodhja e tepërt që mund ta ndjeni pa arsye, zbehja e lëkurës, rrahjet e shpeshta të zemrës, koncentrimi jo i mirë, thonjët e dobësuar, çarja e buzëve.
Një nga shkaqet është ushqimi jo i rregullt që shkakton deri në humbje të hekurit.Mjekët këshillojnë që së pari të gjendet shaku pastaj të konsumohen ushqime të lloj-llojshme më shumë sallata të përfshihen bizelet, frutat e tharta, çokollata të cilat përmbajnë hekur shumë dhe fasulja.
Anemia më së shpeshti mund të shfaqet te fëmijët dhe te gratë shtatëzëna. Disa ushqime tjera që përmbajnë shumë hekur dhe preferohen të konsumohen nëse jeni anemik janë mishi, peshku, vezët perimet dhe frutat që përmbajnë vitaminë C.
Lëngu nga karota dhe rrepi i kuq këshillohet të pihet çdo ditë deri në 150 ml, përgatiti ”21Media”. (b.an)