Profesori i gjeodezisë, Florim Isufi, duke diskutuar për çështjen e demarkacionit të kufirit të Kosovës, ka folur edhe për atë me Serbinë.
Ai thotë se në edhe kufirin Kosovë – Serbi “ka lëvizje të territorit”.
“Maja e Pançiçit, sipas kadastrit tonë, është në territorin tonë, ndërsa sipas kadastrit të Serbisë, ai gjendet në territorin e tyre.
Ka shumë hektarë dallim. Kurdo që do të nisin bisedimet me Serbinë për demarkacion, duhet t’i themi të shtyhet më andej. Por, pa dyshim se do të ketë probleme”, ka deklaruar Isufi në Interaktiv të KTV-së. (b.an)