Autoritetet turke kanë arrestuar 610 persona me akuzën se kanë lidhje me terrorizmin, përfshirë 572 persona të cilët dyshohen se janë pasues të Fethullah Gulenit, një predikues të cilin qeveria e fajëson për grushtin e shtetit të vitit të kaluar, deklaroi sot Ministria e Brendshme turke.
Shifrat u publikuan si pjesë e përditësimit normal javor nga ana e ministrisë.
“Qindra persona të tjerë janë arrestuar”, tha ministria.
Gjithashtu, një aktivist i dyshuar i Shtetit Islamik u arrestua së bashku me 36 anëtarë të dyshuar të Partisë së ndaluar të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
Javën e kaluar, qeveria tha se 43 000 gulenistë të dyshuar janë burgosur në gjashtë muajt e fundit, si dhe autoritetet kanë arrestuar 12 000 përkrahës të dyshuar të PKK-së./b.d