• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gjyqi ndaj Shullazit, dëshmon bashkëpunëtori i drejtësisë

by A R
23/01/2017 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimet e Rënda bëjnë lëvizjen e radhës ndaj Emiliano Shullazit, i cili prej mëse 10 muaj mbahet në paraburgim bashkë me katër bashkëpunëtorë nën dyshimin për drejtimin e grupit të strukturuar kriminal dhe gjobëvënies.

Por, kur ende dosja nuk ka përfunduar në gjykatë, me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që më datë 27 janar të marrë në një seancë gjyqësore dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur Ylvi Beqja.

Kjo dëshmi e tij do të jepet përballë të dyshuarve dhe avokatëve të tyre dhe sipas procedures konsiderohet si provë. Kur dëshmitari Beqja së bashku me familjen ruhet që prej muajit tetor nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve, nuk dihen shkaqet se përse prokuroria kërkoi sigurim prove në gjykatë.

Më herët, Beqja pranoi të bashkëpunonte me Akuzën pas qëndrimit të tij disamujor në mbrojtje të të dyshuarve. Prokuroria pretendon se Ylbi Beqja ka deklaruar se Emiliano Shullazi, përmes bashkëpunëtorëve të tij, në tre episode i ka vendosur gjoba.

Gjobëvënia është aplikuar në formën e çeqeve, në emër të Endrit Zelës dhe Endrit Qyqes, të dy ata të arrestuar pas një takimi në paraburgim me Shullazin.

Prokuroria ndërkohë ka nën hetim edhe persona të tjerë, ndërsa vijon të qëndrojë hermetike për episodet e tjera kriminale, për të cilat dyshohen pesë të arrestuarit./tch/b.d

Next Post
I zhvati 3 mln lekë një shtetasje, në kërkim i riu nga Sukthi

Plagosja e 15-vjeçarit në shkollë, prangoset njëri prej autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com