Ish deputeti i LSI-së Shkëlqim Selami do duhet të dorëzohet. Gjykata Administrative ka rrëzuar sot kërkesën e tij për pezullimin e vendimit të KQZ për t’i hequr mandatin e deputetit.
Kërkesa e tij nuk u pranua nga gjyqtarët e administratives, të cilët vendosën që seancën e rradhës ta zhvillojnë më 6 shkurt, ditë dhe kur do të fillojë gjykimi në themel i çështjes.
Shkëlqim Selami u prek nga ligji i dekriminalizimit pak javë më parë. Prokuroria e referoi dosjen e tij në KQZ dhe kjo e fundit vendosi për heqjen e mandatit të tij të deputetit.
Në të njëjtën situatë është dhe ish deputeti i PDIU-së Dashamir Tahiri, të cilit gjykata i rrëzoi pak ditë më parë të njëtën kërkesë
/java/b.d