Një sherr mes dy të rinjve në shkollën 9 vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në Durrës ka degjeneruar dhe për pasojë një njëri prej tyre ka goditur shokun e shkollës me thikë.
I riu është goditur dy herë dhe plagët i ka marrë në shpatull dhe krah. Fatmirësisht goditjet nuk kanë qenë vdekjeprurëse.
Sherri ka ndodhur në ambientet jashtë shkollës. I riu, emri i të cilit nuk bëhet ende me dije, është transportuar në spital ku dhe po mjekohet.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje./java/a.k