• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si ndahen pronat kur nuk ka testament? Avokatja: Ja si zgjidhen përplasjet mes trashëgimtarëve

by A R
01/11/2024 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e pronave të trashëguara në Shqipëri nuk është gjithmonë e lehtë për t’u zgjidhur, ku rastet e konflikteve mes trashëgimtarëve të pronës nga i ndjeri, janë bërë shkak për përplasje të mëdha familjare. Për avokaten Brunilda Lika kjo vjen si pasojë edhe e rezervës ligjore të përcaktuar nga Kodi Civil, ku thotë se është jo efikas duke rritur edhe më shumë konfliktet mes trashëgimtarëve, dhe për këtë duhet ndryshuar.

“Testamenti është vullnet i lirë, por kur preket rezerva ligjore mund ta bëjë të pavlefshme testamentin. Pra sipas Kodi Civil që kemi për këtë pjesë testamenti nuk pasqyrohet ashtu siç lexohet dhe kjo sjell konflikte te familjarët e të ndjerit” u shpreh avokatja.

Në një intervistë për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH, avokatja Lika sqaroi edhe elementët që mund ta bëjnë të pavlefshëm një testament, dhe një prej tyre është pikërisht shmangia nga trashëgimia e fëmijëve të mitur apo me aftësi ndryshe.

“Testamenti është një nga mënyrat që kalon pronësia, ku personi ne mënyrë juridike vendos e ku do të kalojë pasuria e tij kur nuk do të jetojë më. Që kjo të jetë i vlefshëm ka disa element që e bëjnë të vlefshëm ose të pavlefshëm. Elementët që e bëjnë të pavlefshëm është kur personi ka përjashtuar nga testamenti i tij fëmijë të mitur ose fëmijë që janë me aftësi ndryshe dhe në rast se një nga këto dy element është prekur edhe rezerva ligjore. Pa diskutim që çdokush që ka lënë pas një testament, një trashëgimtar i tij mund të paraqitet para një noteri dhe mund të kërkojë çeljen e dëshmisë së trashëgimisë ligjore. Nëse ka lënë një testament vijohet më pas dhe analizohet edhe në aspektin ligjor dhe shihet nëse është prekur apo jo rezerva ligjore dhe nëse kjo ka ndodhur zgjidhet në rrugë gjyqësore. Është e vështirë të pranohet nga anëtarë të tjerë të familjes vendimet që ka marrë i ndjeri dhe kjo sjell kundërshtime që zgjidhen përmes gjyqeve.  Në momentin që do vijojë të zbatohet kodi civil  që edhe në testament radha është e njëjtë po me atë të çeljes së dëshmisë së trashëgimisë ligjore, për aq sa kohë do kemi prekje të rezervën ligjore konfliktet do të vazhdojnë. Testamenti është vullnet i lirë, por duhet të ketë ndërhyje në ligj që të shmangen konfliktet. Një testament duhet të zbatohet ashtu siç lexohet. Rezerva ligjore nuk kuptohet lehtësisht nga qytetarët. Mendoj se ligji jonë ka nevojë për rregull pasi nuk është edhe aq efikas dhe kjo sjell edhe konflikte në familje se nuk është i qartë. Testamenti nuk pasqyrohet ashtu siç lexohet”, tha avokatja.

Që një testament të jetë i vlefshëm duhet patjetër të arkivohet nga noteri, edhe kur ajo është e shkruar me dorë. Lidhur me rastet e zgjidhjes së konflikteve, avokatja sqaron se kjo bëhet përmes proceseve gjyqësore, ku një nga trashëgimtarët e radhës së parë duhet të çel dëshminë e trashëgimisë.

“Edhe e drejta për të përfituar nga një testament ka një afat ligjor. Kemi testament e bërë para një noteri, edhe testamenti i shkruar me një letër nga vetë personi. Edhe ky i fundit duhet të ruhet në arkivin e një noteri, letra e ruajtur në kushte shtëpie nuk përbën fuqi juridike për ndarjen e pasurisë. Kur nuk ka testament vijohet me çeljen e dëshmisë së trashëgimisë ligjore, dikur kjo bëhej para gjykatës tani bëhet para noterit ku janë lehtësuar procedurat. Kërkesa bëhet nga një trashëgimtar i brezit të parë. Nëse noteria ka dijeni për rrethanat dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij mund të vërë në dijeni trashëgimtarin që të bëjë një kërkesë për çeljen e dëshmisë së trashëgimisë”, tha ajo.

E pyetur nëse pasuria ndahet  në mënyra të barabartë për të gjithë fëmijët, avokatja tha se kjo ka të bëjë me “me statusin arsimor dhe social të familje dhe marrëdhëniet familjare ndër vite”. Sipas saj në vendin tonë më e zakonshëm është se “fëmija që tregon një kujdes më të veçantë ndaj prindërve t’i lënë pasurinë”.

/a.r

Next Post
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

I akuzuar si pjesë e një grupi kriminal, kapet 60 vjeçari që kishte thyer masën e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

November 4, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

Zgjedhjet në SHBA, çfarë ndodhi me kandidatët shqiptarë? Joe Hoxha fitoi në Konektikat, por 5 të tjerët nuk ia dolën

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In