Një grup naftëtarësh po zhvillojnë një protestë pasi, sipas tyre, kanë 4 muaj pa u paguar. Ndërkohë kjo protestë duket se ka marrë ngjyra dramatike, pasi një punonjës i saj ka hipur në majë të oxhakut të rafinerisë 50 metra dhe kërcënon se do të hidhet nëse nuk merren parasysh kërkesat e naftëtarëve. Emri i tij është Agim Myrdini. Rreth vendit janë mbledhur punëtorë të tjerë të rafinerisë, të cilët tregojnë se kanë katër muaj pa marrë rrogat. “Ai është i mbaruar, i ka vdekur gruaja dhe djali, tani jeton në konviktin e industriales, pa shtëpi pa bukë. Ne jemi të gjithë keq, por ai është fare i mbaruar”- tregon një nga punëtorët. Merdini është 62 vjeç dhe ka 12 vite që punon në rafineri. Policia nderkohe po negocion me protestuesin qe te mos hidhet.
Vijon
ma.me