Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, është kthyer në Nju-Jork të dielën, me mbarimin e një fundjave të ngjeshur në Uashington, pas inaugurimit të presidentit Donald Trump.
“Zonja e parë u falënderon të gjithëve për mbështetjen dhe mikpritjen e bukur në Uashington.
Ajo është kthyer në Nju-Jork për shkak të fillimit të shkollës së djalit dhe do të ndajë kohën e saj në mes Uashingtonit dhe Nju-Jorkut në javët e ardhshme”, ka thënë zëdhënësja e saj për CNN të dielën, përgatiti Express.
Presidenti Donald Trump u pat thënë gazetarëve në nëntor se Melania dhe djali i tyre, Barron, 10 vjeçar, do t’i bashkohen atij në Shtëpinë e Bardhë “shumë shpejt, menjëherë pasi ai të mbarojë shkollën”. (b.an)