• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja e të riut në Vlorë, lidhjet e krushqisë dhe dinamika e ngjarjes

by Java News
23/01/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku mbeti i vrarë me thikë një 22-vjeçar, sherri mes familjeve dhe palëve të përfshira në konflikt vazhdon. Këtë e konfirmojnë akuzat që palët vijojnë të hedhin ndaj njëra-tjetrës në intervistat e dhëna për gazetarin Enrik Mehmeti për BalkanWeb. Një tjetër dëshmi e bërë nga krushqit e viktimës Armando Merkaj e përfshin sërish në krim Klevis Merkaj, 27-vjeçarin që u la i lirë nga Policia e Vlorës, pasi vrasjen e pranoi vëllai i tij Novrus Merkaj.

LIDHJA E KRUSHQISË
Familjet Rrapaj dhe Merkaj kane pasur një lidhje krushqie të përbashkët. Vjehrra e vëllait të Armando Rrapajt (viktimës) fajëson për krimin Klevis Merkajn, i cili është edhe burri i thjeshtrës së saj.

Rajmonda Nurçe sqaron se Klevis dhe Novrus Merkaj kanë shkuar në banesën e saj për të kërkuar vëllain e viktimës (Endri Rrapaj) duke kërcënuar se do ta vrisnin.

“Për të sqaruar këtë situatë dhe për te shuar debatin mes palëve unë mora në telefon Armandon, ndërsa vëllezërit Merkaj dhe nëna e tyre kanë sulmuar atë duke shkaktuar vdekjen e tij nga plaga e marrë në zemër”, thotë Rajmonda Nurçe, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë babai i 14-vjeçares së martuar me Klevis Merkaj, Elmaz Rexhep, burri i Rajmondës, ka kërkuar arrestimin e dhëndrit dhe marrjen në pyetje nga policia të vajzës së tij, e cila ka qenë prezente në vendin e ngjarjes.

REAGIMI
Nga ana tjetër, Klevis Merkaj, vëllai i autorit të vrasjes se 23-vjeçarit Armando Rrapaj, në një intervistë së bashku me bashkëshorten e tij kanë hedhur poshtë akuzat e vjehrrit dhe bashkëshortes së tij se kishte qenë në banesën e saj për të provokuar sherrin.
Sipas tij ai ka qenë duke kaluar me bashkëshorten dhe është thirrur nga viktima dhe të afërmit e tij për sqarim por “është goditur nga një grup prej 6 vetash”.

“Në atë moment rastisi dhe mamaja ime, e cila ka ndërhyrë për të më shpëtuar por është dhunuar dhe ajo dhe aktualisht është në spitalin ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë”, tregon Klevis Merkaj.

Detaje tronditëse

Ai ka hedhur akuza gjithashtu dhe në drejtim të njerkës së bashkëshortes si dhe babait të saj se kanë dashur ta trafikojnë 14-vjeçaren për prostitucion në shtetin fqinj, akuza të cilat i hedh dhe vetë bashkëshortja e mitur.

Sipas saj, familja e saj dhe e viktimës kanë dashur që ta ndajnë por ajo nuk do ta bënte kurrë sepse e do Klevisin. Ngjarja ku humbi jetën 22-vjeçari Armando Rrapaj ndodhi të martën e 17 janarit në lagjen “Partizani” në Vlorë. Për krimin është arrestuar Novrus Merkaj.

ma.me

Next Post
Ministri i jashtëm gjerman: Epokë e trazuar marrëdhëniesh me Donald Trump

Ministri i jashtëm gjerman: Epokë e trazuar marrëdhëniesh me Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

July 22, 2026
“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

“Kosova është Serbi”, Crvena Zvesda provokon në faqen e saj, publikon pankartën

July 22, 2026
Vendi përfshihet nga reshjet e shiut dhe era e fortë, ulet ndjeshëm temperatura

Mot i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave. Të premten rikthehen reshjet, në fundjavë mot me diell

July 22, 2026
E paprecedentë! OpenAI: Inteligjenca artificiale doli jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kreu një sulm kibernetik

E paprecedentë! OpenAI: Inteligjenca artificiale doli jashtë kontrollit gjatë një testi sigurie dhe kreu një sulm kibernetik

July 22, 2026
Armëpushimi “i brishtë” me Iranin, rriten sërish çmimet e naftës

Nafta në Shqipëri “fluturon” në 206 lekë! Çmimi më i lartë që prej mesit të majit

July 22, 2026
Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat në vitin e parë të rikthimit në presidencë

Trump kërcënon Iranin: Për çdo sulm në Hormuz, SHBA do të shkatërrojë një urë ose termocentral

July 22, 2026
E quajti komunist, Zohran Mamdani deklaron se do të flasë me Trump para se të marrë detyrën si kryetar bashkie i Nju Jorkut

Kryebashkiaku i Nju Jorkut tërhiqet: Nuk kam autoritet që ta arrestoj Netanjahun

July 22, 2026
Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Skandal në Itali/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

July 22, 2026
Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë

Qeveria miraton paketën e re për PAK: Dyfishohet pagesa, njihen kontributet për ndihmësit personalë

July 22, 2026
Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

Stuhia paralizon lundrimin në jug, ndalohet dalja në det në Sarandë, Ksamil e Borsh. Policia Kufitare shpëton 8 mjete

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In