Këto pamje i përkasin momentit kur ekipet e shpëtimit në Itali, arritën të nxirrnin të gjallë një nënë dhe fëmijën e saj nga rrënojat e hotelit të goditur nga orteku.
Dy ditë më parë, hoteli “Rigopiano” në zonën e Abruzzo-s në Itali u godit nga një ortek, i shkaktuar nga lëkundjet e disa tërmeteve me magnitudë rreth 5 ballë.
Ndërkohë, derimë tani është konfirmuar se gjashtë persona janë arritur të shpëtohen, ndërsa 4 trupa janë nxjerrë të pajetë nga hoteli.