Në ditën e inaugurimit të Donald Trump s’mund të mungonte ministri më “llafazan” i javëve të fundit, i qeverisë Rama: Ylli Manjani. Në një postim në Facebook ai thotë se me Trump bota do të jetë ndryshe. Duke shtuar edhe një detaj, që për moment të bën të mendosh se e ka “mik shtëpie” kreun e ri të SHBA. Sipas tij kundërshtarët në të gjithë botën do ta kenë pisk deri sa të mësohen.
“Që sot SHBA do ketë një President jo konvencional!Kundërshtarët e tij në Amerikë dhe në të gjithë botën do ta kenë pisk deri sa të mësohen! Me Trump bota do jetë ndryshe!”, shkruan Ylli Manjani. Ministër apo fallxhor?! Më shumë e dyta se e para!
E cfare pritet te thuhet ndryshe nga agjitpropi voulgaire i Partise………….Nje sherbetor i padinjitetshem dhe i neveritshem.