Zinedine Zidane ka thënë se nuk është i brengosur për formën e dobët të skuadrës së tij
Real Madrid ka pësuar humbjen e dytë në tre ditë, ndërsa për këtë fakt nuk është i brengosur trajneri Zinedine Zidane.
Ai tha se nuk është i brengosur dhe është ai që do të gjej zgjedhje për këtë situatë.
“Nuk jam i brengosur për këtë moment të dobët që po kalon skuadra. Jam përgjegjës dhe më duhet të gjej zgjedhje. Humbja ndaj Sevillas ka ndikuar keq te lojtarët”, tha Zidane gjatë konferencës për media, përgatiti ”Express”. (b.an)