Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku është pritur në një takim nga Presidenti Hashim Thaçi. Kreu i shtetit falënderoi ish-presidentin Topi për vizitën dhe për kontributin e tij për Shqipërinë dhe Kosovën.
“Jam dëshmitar i angazhimit tuaj personal për Kosovën. Shteti ynë dhe qytetarët tanë ju jemi përherë mirënjohës për kontributin tuaj”, ka thënë Thaçi gjatë këtij takimi.
Nga ana tjetër, ish-presidenti shqiptar, Bamir Topi, tha se është ndjerë mirë në çdo takim me Thaçin, si dhe ka vleresuar reagimin e tij ndaj provokimit serb me trenin.
ma.me